City fiton ndaj Watford dhe merr kryesimin e Premier League (VIDEO)

Manchester City shfrytëzon më së miri ndalesën e Chelsea-t, duke arritur një fitore 3-1 në transfertën ndaj Watford. Skuadra e Guardiolës e nisi me gol ndeshjen duke kaluar në avantazh që në minutën e 4-të me Sterling.

Bernardo Silva më pas do të bëhej protagonist me dy gola të shënuar në minutën e 31-të dhe 63-të, duke i dhënë qetësinë e nevojshme ekipit të tij. Watford shënoi një gol shprese me Hernandez, por që do të vlente sa për statistika.

City me këtë fitore merr kryesimin e Premie League me 35 pikë, një më shumë se Liverpooli. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?