City fiton pastër në transfertën ndaj Burnley dhe rimerr kreun (VIDEO)

Manchester City rikthehet e vetme në krye të Premier League duke marrë një fitore të rëndësishme 2-0 në transfertën ndaj Burnley-t.

“Qytetarët” zhbllokuan ndeshjen që në minutën e tretë me Gabriel Jesus që ishte në vendin e duhur pas një pritje të portierit. Në minutën e 38-të, pas një aksioni perfekt të Gundogan në krahun e djathtë, Sterling e ka të thjeshtë për ta shtyrë “sferën” në kuadrat.

Në pjesën e dytë City administroi mjaft mirë rezultatin, ndërkohë që do të krijonte dhe raste të tjera shënimi. Skuadra e Guardiolës mbetet në vendin e parë me 47 pikë, 3 më shumë se United, por dhe me një tjetër sfidë për të rikuperuar. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP