City gati të blindojë Rodrin, për të evituar “sulmin” e Real Madridit

Manchester City nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Rodri, mesfushori spanjoll i cili është kthyer në një pjesë të pazëvendësueshme të skuadrës së Pep Guardiolës. Rëndësia e tij në ekuilibrat e ekipit u bë edhe më e dukshme sezonin e fundit, kur pas dëmtimit të tij të rëndë, forma e City-t nisi të bjerë ndjeshëm.

Me kontratën aktuale që skadon në vitin 2027, drejtuesit e “qytetarëve” nuk duan të rrezikojnë dhe janë gati t’i ofrojnë një rinovim madhështor deri në vitin 2029, sipas raportimeve të gazetarit të njohur Fabrizio Romano.

Nëse marrëveshja finalizohet, Rodri do të bëhet lojtari i dytë më i paguar në skuadër, pas Erling Haaland. City kërkon të mbyllë gjithçka shpejt, edhe për faktin se së fundmi janë shtuar zërat për një interes të Real Madridit për mesfushorin 28-vjeçar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Madrid, Rodri shihet si pasardhësi ideal i Toni Kroos, një figurë që mungon në mesin e fushës së ekipit të Xabi Alonsos pas largimit të gjermanit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?