“City Group” merr drejtimin e Palermos: Me durim e dërgojmë në Seria A!
“Nga sot, Palermo është pjesë e familjes City Football Group”. Ky ishte njoftimi i klubit të Palermos në lidhje me aksionerët që morën drejtimin e ekipit. City Football Group, që është edhe grupi që ka në pronësi ndër të tjera Manchester Cityn, ka blerë shumicën e aksioneve të ekipit të njohur.
Klubi siçilian i cili kohët e fundit ka pasur shumë probleme ekonomike duket se do të hapë një tjetër cikël. Sezonin e ardhshëm, Palermo do të luajë në Serie B, pasi mposhti Padovan në “play off” të Serie C.
“Kemi ardhur për të ndihmuar Palermon, sepse ëndrra jonë është ta dërgojmë në Seria A për sezonet e ardhshme. Është një objektiv ambicioz. Ky ekip ka nevojë për seria A, por duhet punë pasi nuk do të jetë e thjeshtë”, thanë aksionerët në konferencën e prezantimit.
KOHA JONË SONDAZH

