City heq dorë nga Lionel Messi, argjentinasi mendon rinovimin me Barçën
Manchester City tërhiqet nga gara për të firmosur me Lionel Messin. Gazeta katalanase “Sport” raporton se drejtuesit e klubit anglez nuk do të bëjnë asnjë tentativë për të transferuar në Etihad Stadium, yllin argjentinas gjatë verës së ardhshme pasi Messi e ka bërë tashmë zgjedhjen e tij.
Joan Laporta me projektin e tij ambicioz ka bindur 6-herë fituesin e Topit të Artë të qëndrojë te Barça edhe për disa vite dhe pse jo ta mbyllë karrierën në Camp Nou me Messin që pas disa javësh do të hedhë edhe të bardhën mbi të zezë për të rinovuar kontratën aktuale që i skadon në verë me Barcelonën.
Manchester City nuk do të bëjë asnjë ofertë për yllin argjentinas por do të përqëndrojë vëmendjen te objektiva të tjerë si Haaland, Lukaku apo Mbappe që pëlqehen shumë nga Guardiola. Citiziens kanë detyrën për të zëvendësuar edhe Sergio Agueron që ka vendosur të largohet nga Anglia në verë dhe do ta bëjnë një afrim të madh në sulm, por lojtari që do të zbarkojë në Etihad Stadium nuk do të jetë Messi.