City i Guardiolës ndalet edhe ndaj West Ham, Antonio shënon një “perlë” (VIDEO)

Manchester City bën ndalesën e radhës në Premier League. Skuadra e Guardiolës nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në transfertën ndaj West Ham. Ndeshja nisi në malore për “qytetarët” që e panë veten në disavantazh që nga minuta e 18-të. Pas një krosimi të Coufal, Antonio shënon një gol spektakolar me roveshatë duke befasuar portierin Ederson.

Reagimi i Coty-it vjen në fillimin e pjesës së dytë pas futës në fushë të Foden. Talenti do të shënonte menjëherë golin e barazimit në minutën e 51-të, pas një kthimit të bukur me të majtën brenda zonës. Deri në fund rezultati nuk do të ndryshonte me “qytetarët” që marrin barazimin e dytë sezonal, teksa për momentin gjenden në vendin e 11-të me 8 pikë, po aq sa West Ham. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP