City kalon pa probleme në Fa Cup, United ndalet ndaj Wolves (VIDEO)

Manchester City ka fituar me lehtësi 4-1 ndaj Port Vale në duelin e vlefshëm për FA Cup për raundin e 1/32-ave. Ndeshja u zgjidh nga golat e Zinchenko dhe Agueros në pjesën e parë ndërkohë që për miqtë shënoi Pope.

Në pjesën e dytë mbrojtësi 17-vjeçar Harwood-Bellis dhe mesfushori i talentuar Foden fiksuan shifrat përfundimtare të këtij takimi.

Pa gola u mbyll edhe ndeshja e kësaj të shtune mes Wolves dhe Manchester United, teksa për të përcaktuar skuadrën fituese do të luhet një ndeshje shtesë këtë herë në Old Trafford. U kualifikua në raundin tjetër edhe Leicester që mposhti me rezultatin 2-0 Wigan.

SHKARKO APP