City luan tenis ndaj Aston Villas, Aguero vendos rekord me tripletë (VIDEO)

Manchester City është treguar e pamëshirshme mbrëmjen e sotme, duke shkatërruar me rezultatin 6-1 skuadrën e Aston Villas. Edhe pse janë larg në renditje nga Liverpooli, ekipi i Guardiolës nuk ka të ngopur në gola ndaj kundërshtarëve.

“Qytetarët” shënuan tre gola në harkun e 10 minutave në pjesën e parë. Riyad Mahrez shënoi dy gola me të majtën, ndërkohë që në të 28-n, Auguero lëshoi një bombë në hyrje të zonës, e cila shkoi në trekëndësh.

Në fundin e pjesës së parë Gabriel Jesus realizoi pas një asisti të bukur të De Bruyne. Në pjesën e dytë, Aguero do të shënonte edhe dy gola të tjerë për të marrë topin në shtëpi pas ndeshjes.

Argjentinasi është rekordmeni i asistove në historinë e Premier League, ndërkohë që sot barazoi Lampard me 177 gola. Në kohën shtesë, Anwar El Ghazi shënoi golin e nderit nga pika e bardhë. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP