City merr një fitore spektakolare në duelin e Kupë së Ligës ndaj Liverpoolit (VIDEO)
Manchester City ka arritur një fitore spektakolare 3-2 në duelin e Kupë së Ligës kundër Liverpoolit, duke siguruar kalimin për në çerekfinale. Ishte një sfidë e bukur që do të dhuronte emocione.
Haaland zhbllokoi shifrat me një super gol në minutën e 10-të, por Carvalho ju kundërpërgjigj 10 minuta më pas me një finalizim fantastik. Në fillimin e pjesës së dytë, Mahrez riktheu në avantazh ekipin e Guardiolës, por disa sekonda më pas Salah barazoi shifrat.
Në minutën e 58-të, Ake riktheu për herë të tretë në avantazh City-in, por këtë herë “qytetarët” do të mbronin rezultatin deri në fund. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

