City mund me lehtësi Fulhamin, De Bruyne shkëlqen me gol dhe asist (VIDEO)

Manchester City ka arritur që të marrë një fitore pa shumë probleme 2-0 kundër Fulham. Skuadra e Pep Guardiolës e zgjidhi ndeshjen që në 45 minutat e para.

Sterling zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 5-të me Sterling, teksa sulmuesi anglez shfrytëzoi një asist fantastik të De Bruyne. Mesfushori belg nuk u ndal me kaq, teksa në minutën e 26-të do të realizonte nga pika e bardhë.

Në fraksionin e dytë “qytetarët” ulën ritmin, teksa tashmë gjenden në vendin e dytë me 18 pikë, 3 më pak se Tottenham dhe Liverpool. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP