City një “makineri perfekte”, por ekipi i Guardiolës ka një problem …

Manchester City është një makineri thuajse perfekte në shënimin e golave, por mbrëmjen e djeshme humbën një tjetër penallti. Që kur Guardiola ka marrë drejtimin e skuadrës angleze, “qytetarët” kanë transformuar në gol vetëm 55 nga 80 goditjet e 11-metërshave në total.

Një e dhënë e rëndësishme që e bën strategun spanjoll të punojë në këtë aspekt për të qenë më saktë. Për Mahrez ishte hera e dytë radhazi që humbet penallti, pas asaj që humbi dhe ndaj Copenhagen.

City duhet të perfeksionojë këtë aspekt, pasi mund të ndodhë që të shkojnë deri në fund të kompeticionit dhe mund të jetë e nevojshme që ndeshja të zgjidhet dhe nga goditjet e penalltive. /R.Lika-Koha Jonë/

Image

SHKARKO APP