City-Tottenham, Guardiola: Conte ka bërë gjëra të mëdha, kam mësuar prej tij

Pep Guardiola ka vlerësuar Antonio Conten në konferencën për shtyp të vigjiljes mes Manchester City-Tottenham. Italian e vlerësoi si “trajnerin më të mirë në botë”, ndërkohë që përgjigja e ish-strategut të Barcelonës nuk ka munguar.

“E falënderoj shumë, por nuk e di. Kam mësuar shumë kur i kam parë lëvizjet në ekipet që ka drejtuar. Skuadrat besojnë 100 për qind në dietë e tij. Në vitin e parë në Angli, ishte shumë e vështirë ndaj tij. Ka bërë gjëra të mëdha te Juventus, Inter dhe Chelsea.

Ndryshoi shumë gjëra edhe në Kombëtare. Kam një respekt të madh për të. Impakti i tij në Premier League ka qenë evident. Shumë skuadra kanë filluar që të luajnë me 5 mbrojtës. Futbolli botëror e ka kopjuar, ka fituar shumë dhe në Premier League. Do të lërë shenjë në këtë kampionat”, u shpreh Guardiola për kolegun e tij. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?