City vë nën presion Arsenalin, Guardiola: Nuk janë vetëm 3 pikë …
Manchester City riktheu presionin në garën për titull, duke mposhtur bindshëm Fulhamin. Kampionët në fuqi të Anglisë e zgjidhën sfidën që në pjesën e parë, falë golave të Semenyo, O’Reilly dhe Haaland, duke dominuar të gjithë sfidën.
Me këtë fitore, “qytetarët” afrohen në tre pikë nga Arsenali, edhe pse skuadra e Mikel Artetës ende duhet të luajë ndeshjen e saj kundër Brentfordit. Pep Guardiola, megjithatë, kërkoi maturi në analizën pas ndeshjes.
“Nuk ishte e lehtë pas një ndeshjeje me kaq emocione si ajo ndaj Liverpoolit. Nëse do ta linim Fulhamin të luante, do të na hapte probleme, është një skuadër shumë e mirë. Por pjesa jonë e parë ishte në nivel shumë të lartë. Ishim të bashkuar dhe kompaktë. Jam shumë i kënaqur me djemtë, treguan se mund të bëjmë gjëra të rëndësishme”, deklaroi trajneri katalanas.
Për garën për titull, Guardiola u shpreh: “Nuk janë vetëm tre pikë, pas ndeshjes së nesërme do të shohim sa janë realisht. Sigurisht që do ta ndjek takimin, por me Artetën njihemi shumë mirë”.
KOHA JONË SONDAZH

