Cluj fiton për herë të tretë radhazi titullin kampion në Rumani

CFR Cluj fiton titullin kampion për herë të 3-të rresht dhe për herë të 6-të në historinë e futbollit rumun. Skuadra e drejtuar nga Dan Petrescu triumfoi me shifrat 1-3 në përballjen direkte ndaj Universitateas së Craiovës në transfertë edhe pse vendasve mund tu mjaftonte edhe një barazim për të ruajtur kreun. Një finale e vërtetë, e cila u bë e domosdoshme sepse skadonte afati për t’i komunikuar UEFA-s ekipin që do të luante Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Por në këtë sfidë direkte ku luhej përveç titullit kampion edhe për pjesëmarrjen në eliminatoret e Champions League, Cluj u shfaq superior dhe fitoi 3-1 me përmbysje me golat e Vinicius, Boli dhe Deac.  Me këtë fitore Cluj u ngjit në kuotën e 49 pikëve, 5 më shumë se Universitatea që ka edhe një ndeshje për të luajtur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?