Çmendet presidenti i ekipit italian dhuron kartëmonedha 500 euroshe pas ngjitjes në Serie C

Festë e madhe dhe polemika në Scafatese, e cila ka siguruar matematikisht ngjitjen në Serie C plot gjashtë javë përpara përfundimit të sezonit. Pas fitores 4-2 ndaj Monastir në shtëpi, në kuadër të Serie D (Grupi G), skuadra verdheblu shpërtheu në festë në stadiumin Stadio Vitiello, duke celebruar një sukses të shumëpritur prej 16 vitesh.

Megjithatë, momenti më i komentuar erdhi jashtë fushës. Në rrjetet sociale u bë viral një video ku presidenti i klubit, Felice Romano, shfaqet duke shpërndarë kartëmonedha prej 500 eurosh për tifozë dhe fëmijë, si shenjë falënderimi dhe entuziazmi. Reagimet nuk munguan, por klubi sqaroi më pas se bëhej fjalë për kartëmonedha false me mbishkrimin “fac simile”, të përdorura në mënyrë simbolike dhe festive.

Pavarësisht debatit, ajo që mbetet e padiskutueshme është dominimi i Scafatese këtë sezon, me një seri rezultatesh pozitive që e kthyen titullin në një formalitet shumë përpara fundit të kampionatit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në prapaskenë qëndron figura e presidentit Romano, një sipërmarrës i fuqishëm në industrinë agroalimentare. Ai drejton kompaninë Regina di San Marzano S.p.A., një lider në prodhimin e domateve dhe salcave, e cila ka shtrirë aktivitetin edhe në tregun e Amerikës së Veriut dhe ka regjistruar një xhiro prej rreth 390 milionë eurosh në vitin 2025.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ambiciet e klubit nuk ndalen këtu. Romano ka deklaruar se ngjitja në Serie C është vetëm fillimi i projektit, duke synuar që brenda dy vitesh Scafatese të arrijë në Serie B. Për këtë, ai ka konfirmuar vazhdimësinë e trajnerit Ferraro dhe pjesës më të madhe të skuadrës, ndërsa priten edhe përforcime për të përballuar sfidat e reja.

Kartëmonedha e falsifikuar e shpërndarë nga presidenti i Scafateses.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?