“Çmendet” tifozi në Portugali, futet në fushë dhe godet futbollistët nga këmbët (VIDEO)
Një episod aspak i këndshëm ka ndodhur së fundmi në Portugali. Një tifoz ka guxuar që të futet në fushën e lojës me një qetësi të frikshme në duelin mes Vitoria dhe Portos.
Ai nisi që të godasë lojtarët e ndryshëm nga këmbët dhe më pas go të ishin vetëm forcat e sigurisë që do ta neutralizonin me forcë fansin e “çmendur”.
Vitoria pësoi një humbje minimale 1-0 ndaj Portos, ndërkohë që episodi ka bërë xhiron e botës në rrjetet sociale. Me siguri që për të do të ketë masa të ashpra dhe disa ditë burgim. /R.Lika-Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

