Çmimet nga FSHF/ Bekim Balaj fiton “Këpucën e Artë” 2024 në kampionatin “Abissnet Superiore”

Me 18 gola në 36 ndeshje gjatë sezonit 2023-2024, Bekim Balaj është fituesi i “Këpucës së Artë” në kampionatin “Abissnet Superiore”. Balaj shënoi gola të rëndësishëm dhe me skuadrën e Vllaznisë, luftoi deri në fund për titullin kampion, duke arritur me plot meritë në “Final Four”. Çmimin e “Këpucës së Artë” ia dorëzoi legjenda e futbollit shqiptar, Sulejman Demollari, i cili e përgëzoi Balajn dhe e uroi për më shumë sukses në të ardhmen. Edhe në sezonin aktual (2024-2025), Bekim Balaj vazhdon të kryesojë renditjen e golashënuesve në kampionatin “Abissnet Superiore” me 13 gola.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?