Çmimi i biletave për miqësoren Shqipëri-Francë, si të ishte ndeshje zyrtare

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar tifozët e kombëtares se ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen miqësore Shqipëri – Francë, që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” në datën 13 qershor, ora 18:00. Interesant është fakti se çmimi i tyre është i njëjtë me atë të ndeshjeve zyrtare. Franca si vend organizator i Euro 2016, ka të drejtë të luajë vetëm miqësore me ekipet e grupit tonë, sepse është e kualifikuar. Por duket se interesi i lartë i tifozëve kuqezi për të ndjekur kombëtaren si dhe emri i kundërshtarit kanë detyruar FSHF-në të mos ndryshojë çmimet e biletave.    

Të interesuarit për bileta mund t’i blejnë ato në pikat e shitjes pranë stadiumit “Qemal Stafa” në kryeqytet dhe pranë “Elbasan Arenës”, por edhe online në faqen zyrtare të Federatë Shqiptare të Futbollit. Çmimet e biletave per këtë ndeshje janë si vijon:

 

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

Tribunat C2, G2 = 1.000 lekë

Tribunat C1, C3, G1 = 1.500 lekë

Tribunat D, F = 2.000 lekë

Tribuna E = 3.000 lekë

Tribunat B1, B5 = 6.000 lekë

Tribunat B2, B4, A1, A4 = 8.000 lekë

Tribuna A2, A3, B3 = 10.000 lekë

FSHF u kujton të gjithë tifozëve se stadiumi “Elbasan Arena” është i pajisur me sistemin elektronik të kontrollit të biletave dhe biletat e prodhuara për këtë ndeshje kanë elementë sigurie të nivelit më të lartë, të dukshëm dhe të padukshëm më sy të lirë.

  Sistemet e kontrollit të biletave në hyrjet e stadiumit janë të kompjuterizuara. Këto janë masa që FSHF i ndërmerr për të shmangur abuzimet e mundshme.

E vetmja mënyrë për t’u siguruar nëse biletat janë të rregullta, është kontrolli i tyre prandaj FSHF i këshillon të gjithë të interesuarit të blejnë bileta vetëm në pikat zyrtare të shitjes të ofruara nga FSHF.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?