Çmimi i Juves për Mandzukic

Juventusi po kërkon ta shesë sulmuesin Mario Mandzukic, gjatë afatit dimëror. Sipas mediave italiane ”Zonja e Vjetër”, dëshiron 5.3 milionë euro për kroatin por janë të hapur edhe për mundësinë e huazimit nëse nuk përfshihet mundësia me blerje. Mandzukic refuzoi mundësinë për t’u transferuar në Katar, pasi dëshiron të qëndrojë në Europë. Kroati pritet të largohet në ofertën e parë, pasi nuk ka luajtur këtë sezon në fanellën e kampionit të Italisë. Klubet me më së shumti interesim janë Sevilla e Manchester United.

SHKARKO APP