Colturi mbyll e 16-ta në sllallomin gjigand, rezultat historik për Shqipërinë në Olimpiadë

Skiatorja shqiptare Lara Colturi e përfundoi në vendin e 16-të garën e sllallomit gjigand të zhvilluar në Cortina d’Ampezzo, e vlefshme për Milano-Cortina 2026. Edhe pse ishte në garë për medalje pas zbritjes së parë, tentativa e dytë i prishi planet skiatores kuqezi.

19-vjeçarja realizoi një paraqitje shumë të mirë në zbritjen e parë, ku u rendit në vendin e katërt me kohën 1’03”97, vetëm pak larg zonës së podiumit dhe duke ndezur shpresat për një rezultat historik.

Megjithatë, zbritja e dytë rezultoi më problematike. Disa pasaktësi gjatë pistës i kushtuan kohë të çmuar Colturi-t, e cila regjistroi 1’10”85 në këtë zbritje, duke humbur ndjeshëm terren ndaj rivaleve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në përfundim, me kohë të përgjithshme 2’14”82, ajo u klasifikua e 16-ta, +1”32 më shumë se fituesja Federica Brignone.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pavarësisht se mbeti jashtë podiumit, ky klasifikim konsiderohet rezultati më i mirë i arritur ndonjëherë nga Shqipëria në një Olimpiadë Dimërore. Gara e radhës për Colturi-n do të jetë pas dy ditësh, në disiplinën e sllallomit, ku pritet të synojë një tjetër paraqitje të fortë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?