Coman zgjedh trajnerin më të mirë mes Allegrit, Ancelottit dhe Guardiolës

Kingsley Coman mund të quhet një nga futbollistët më të pafat në botë për shkak të dëmtimeve, por futbollisti francez ka pasur mundësinë të stërvitet nga disa prej trajnerëve në botë. E nisi me Allegrin te Juventusi, më pas me Ancelottin dhe Guardiolën te Bayerni si dhe Deschamps te Franca. I pyetur për më të mirin mes tyre, futbollisti francez nuk ka shumë dyshime.

“Do të thoja Guardiola, sepse është ai që më bëri të filloj të luaja pak më rregullisht, edhe pse kisha luajtur disa ndeshje te Juve. Për një lojtar në pozicionin tim, një anësor që pëlqen të godasë portën dhe driblojë, Pep është trajneri më i mirë që mund të kem.

Pikërisht kjo është ajo, që na kërkonte më shumë. Ai krijon sisteme, që të kesh situata një kundër një, Pikërisht në këtë sistem, unë mund të jap më shumë. Guardiola nuk më kërkoi të kisha statistika. Ai thjesht më kërkoi të dribloja, të godisja portën dhe të përqendrohesha. Këtë gjë vlerësoja më shumë”, deklaroi Coman.

SHKARKO APP