Commiso ndryshon strategji, i lë “derën e hapur” Juves për Chiesa-n
Që kur ka marrë drejtimin e Rocco Commiso-s, Fiorentina ka hedhur poshtë çdo propozim të mundshëm të Federico Chiesa-s. Gjithsesi këtë verë për shkak të krizës, numri një i vjollcëve duket se ka vendosur të ndryshojë mendim, për ta lënë të lirë.
Duke folur pas humbjes kundër Interit, Commiso ka lënë të hapur derën e një largimi të mundshëm të talentit te skuadra e Juventusit, që ka një marrëveshje me lojtarin që verën e kaluar. Një takim mes palëve është parashikuar që të ndodhë të mërkurën, ku edhe mund të vendoset për të ardhmen e Chiesa-s.
Juventus fillimisht duhet të gjejë një destinacion për Douglas Costa, i cili mund të përfundojë në Premier League, ku e kërkon Manchester United. Plani i bardhezinjve është që të bëjnë një afrim të ngjashëm me Moratën, duke ofruar 10 milionë euro për huazimin dhe më pas pjesën e mbetur për blerjen e kartonit të plotë të Chiesa-s për dy vite. /R.Lika-Koha Jone/