Como befason Romën, i shkakton humbjen e radhës në Seria A
Roma pëson një tjetër humbje befasuese në Seria A, këtë herë nga modestët e Comos në transfertë. Ishte një ndeshje e dominuar nga vendasit e drejtuar nga Cesc Fabregas, të cilët u shpërblyen vetëm në fund të takimit.
Gabrielloni zhbllokoi rezultatin në minutën e 93-të, duke devijuar në rrjetë një gjuajtje të Cutrone-s. 3 minuta më vonë, ishte Paz, që pas një kundërsulmi të shpejtë, realizoi edhe të dytin, duke vulosur shifrat në 2-0.
Me këtë fitore, Como ngjitet në vendin e 16-të me 15 pikë, ndërsa Roma mban vendin e 12-të me një pikë më shumë.