Como me hap Championsi, mund Cagliarin dhe ngjitet në vendin e katërt
Como ka marrë një fitore të rëndësishme 2-1 në transfertë ndaj Cagliarit, në ndeshjen e javës së 28-të të Serie A, të zhvilluar në stadiumin Unipol Domus.
Skuadra mike kaloi në avantazh që në minutën e 14-të me golin e Martin Baturina. Mesfushori kroat reagoi më shpejt se të gjithë në zonë dhe dërgoi topin në rrjetë, pasi sfera mbeti e lirë pas një përplasjeje mes Alberto Dossena dhe Lucas Da Cunha.
Në pjesën e dytë, Cagliari reagoi dhe arriti të barazojë rezultatin në minutën e 56-të. Pas një aksioni nga krahu i djathtë i Gabriele Palestra, topi përfundoi te Sebastiano Esposito, i cili shënoi me kokë nga afër për 1-1, duke përfituar edhe nga një ndërhyrje jo shumë e saktë e portierit Loïc Butez.
Megjithatë, momenti vendimtar i takimit erdhi në minutën e 77-të, kur kapiteni Lucas Da Cunha realizoi një gol spektakolar nga distanca, duke rikthyer avantazhin për Comon dhe duke vulosur fitoren 2-1.
Me këtë sukses, Como regjistron fitoren e tretë radhazi në kampionat dhe ngjitet në kuotën e 51 pikëve, duke barazuar në renditje Romën në vendin e katërt.
KOHA JONË SONDAZH

