Como ndalet ndaj Udineses, Juve mund të përfitojë për t’u afruar

Udinese dhe Como u ndanë në një barazim pa gola (0-0), në ndeshjen që u luajt mesditën e sotme.

Takimi i zhvilluar në Stadio Friuli ishte i varfër në raste të pastra. Në pjesën e parë, tentativat e Atta, Nico Paz dhe Kamara nuk arritën të vënë në vështirësi portierët Butez dhe Okoye, ndërsa ritmi i lojës mbeti i ulët dhe pa shumë ide në fazën sulmuese.

Edhe në fraksionin e dytë loja nuk ndryshoi shumë. Okoye u tregua vendimtar në nisje të pjesës së dytë, duke ndalur goditjen e Douvikas, ndërsa të dyja skuadrat vazhduan të hasin vështirësi për të shfrytëzuar cilësinë që zotërojnë në repartin ofensiv.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trajnerët Kosta Runjaic dhe Cesc Fabregas tentuan të ndryshonin rrjedhën e lojës përmes zëvendësimeve, por pa sukses. Rasti më i mirë erdhi në minutën e 87-të, kur Vojvoda provoi me një parabolë, por nuk arriti të mposhtë Okoye.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me vërshëllimën përfundimtare u vulos rezultati 0-0, që e çon Comon në kuotën e 58 pikëve dhe Udinesen në 40.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?