Conceiçao i shqetësuar: Ronaldo më i miri, Juvja ka edhe të tjerë!

“Ronaldo është më i miri në botë, është krenari për të gjithë në Portugali kur luan me Kombëtaren, por Juventusi nuk është vetëm Cristiano. Ka shumë futbollistë të tjerë të fortë dhe të rrezikshëm”, kështu është prezantuar Sergio Conceiçao, trajner i Portos në vigjilje të përballjes ndaj bardhezinjve.

“Ata luajnë me intensitet dhe me mentalitetin e të mëdhenjve, kanë fituar në shtëpinë e Barcelonës dhe kanë luajtur shumë finale në Champions, por do të japim maksimumin për të fituar.

Edhe pse humbën kundër Napolit, janë një skuadër solide, me futbollistë që i njoh. Do i vendosim në vështirësi, mund t’ia dalim. Porto ka një mentalitet të fortë në varësi të kundërshtarit. Do të synojmë një rezultat pozitiv, këtë duam më shumë”, ka thënë trajneri portugez në konferencën për mediat. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP