Conference League/ Ballkan barazon 0-0 me maltezët e Hamrun! Emërllahu gabon penalltinë

Ballkani dhe maltezët e Hamrun barazuan 0-0 në “Zahir Pajaziti” për aktin e parë në turin e dytë të Conference League. Djemtë e Ilir Dajës nuk ia dolën të shënonin. Të eliminuar nga Champions League një javë më parë, Ballkani u fut në fushë me bindjen te fitorja dhe rastin më të mirë e humbi në minutën e 20-të. Karrica fitoi një penallti, por mesfushori Lindon Emërllahu gaboi njësoj si një javë më parë dhe goditi jashtë, duke bërë që Ballkani të dalë “thatë” nga ky duel. Më 30 korrik do të luhet në Maltë sfida e kthimit dhe një nga skuadrat do marrë biletën për të kaluar në turin e tretë.

SHKARKO APP