Conference League/ Juxhin Xhaja do të vendos drejtësi në ndeshjen Omonoia-Rijeka
UEFA Conference League ka arritur në fazën më kulminante, teksa të enjten do të luhen ndeshjet e para të fazës play-off, ku skuadrat do të luftojnë për t’u kualifikuar në fazën e 1/8-ve.
Në një prej sfidave më të rëndësishme të kësaj jave do të vendosin drejtësi arbitrat shqiptarë. Në takimin Omonoia-HNK Rijeka, që do të luhet në stadiumin Qipro, arbitër kryesor do të jetë Juxhin Xhaja.
Asistentë të tij janë caktuar Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Olsion Yzeiraj. Në dhomën e VAR-it do të jetë si asisten VAR, arbitri Kreshnik Bajramaj.
Kjo sfidë do të zhvillohet të enjten, më 19 shkurt, në orën 21:00.
KOHA JONË SONDAZH

