Conference League/ Përcaktohen sonte dy finalistët që do të përballen në “Air Albania”

LEICESTER, ENGLAND - APRIL 28: Jamie Vardy of Leicester City shoots past Chris Smalling of AS Roma during the UEFA Conference League Semi Final Leg One match between Leicester City and AS Roma at The King Power Stadium on April 28, 2022 in Leicester, England. (Photo by Naomi Baker/Getty Images)

Sot në mbrëmje do të përcaktohen dy skuadrat finaliste në Conference League. Vëmendja më e madhe është tek dueli Roma-Leicester në Olimpico ku çdo llogari është e hapur.

Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, kryeqytetasit  mund të ndihmohen nga faktori fushë pasi sipas mediave italiane janë shitur thuajse të gjitha biletat. Roma nuk po kalon një formë të mirë në kampionatin italian pas, kjo u pa dhe ne javën e fundit pas barazimit pa gola me Bologna-n. Henrikh Mkhitaryan do të jetë mungesë e sigurt për teknikun portugez.

Nga ana tjetër Leicester e sheh këtë duel si shpëtimin e vetëm të sezonit , pasi në Premier League praktikisht çdo gjë është e mbyllur. Në duelin tjetër , Feynoord ka hedhur një hap të sigurt drejt finales së madhe pas fitores 3-2 në ndeshjen e parë me Marseille.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë asgjë nuk është e sigurt pasi francezët kanë treguar në shtëpinë e tyre janë dhe më të fortë dhe nuk përjashtohet mundësia mundësia e një përmbysje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?