Conference League/ Roma kërkon hakmarrjen ndaj Bolo Glimt, spikat dhe Leicester-PSV
Conference League zhvillon këtë të enjte ndeshjet e para të çerekfinaleve të këtij kompeticioni. Roma, pretendetja kryesore për ta fituar këtë trofe udhëton në Norvegji përballë Bodo Glimt.
Për kryeqytetasit e Italisë, kjo ndeshje mund të jetë dhe një hakmarrja pas humbjes 6-1 që skuadra e Jose Mourinhos pësoi nga skuadra norvegjeze në fazën e grupeve.
Sipas portugezit ky duel do të jete një tjetër histori dhe kurrsesi nuk mund të bëhen gabime të ngjashme. Në duelin tjetër, Leicester do të ketë përballë PSV, një skuadër pretendente për titullin në Holandë dhe pse jo dhe në Kupat e Europës.
Ndeshje e fortë është dhe ajo mes Marseille dhe PAOK. Statistikat flasin të gjitha për francezët që janë të pamposhtur në gjashtë ndeshjet e fundit europiane në shtëpi me 4 fitore dhe 2 barazime.
KOHA JONË SONDAZH

