Conference League/ Shorti për turin e tretë, Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo njohin rivalët e mundshëm

Është hedhur sot në Nion të Zvicrës shorti për turin e tretë kualifikues të Conference League, ku Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo City janë njohur me rivalët e mundshëm në rast kalimi të turit të dytë.

Kampionia e Shqipërisë, Egnatia nëse do të arrijë të kualifikohet ndaj Dinamo Minsk, do të përballet me fituesin e duelit Olimpija (SVN) – Inter Escaldes (AND).

Vllaznia ka përballë skuadrën Víkingur Reykjavík në raundin e dytë dhe në rast kualifikimi do të luajë në turin e tretë me ekipin fitues të H. Bóltfelag (FRO)-Brøndby (DEN).

Swiss Digital Desktop Reklama

Dinamo City në rast se kalon me sukses Atletic Escaldes, do të përballet në raundin e tretë me fituesin e çiftit Zire (AZE)-Hajduk Split (CRO).

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndeshjet e para në turin e tretë të UEFA Conference League do të luhen më 7 gusht, ndërsa ato të kthimit më 14 gusht.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?