Conte bën gati divorcin me Interin, shfaqet “hija” e Allegrit

Aventura e Antonio Contes me Interin mund të mbyllet në fund të këtij sezoni. Deklaratat e fundit të Antonio Contes pas dy rezultateve negative ndaj Bolognas dhe Veronas kanë bërë të qarkullojnë zëra se tekniku nga Lecce mund t’i japë lamtumirën klubit zikaltër në fund të këtij sezoni siç ndodhi me Juventusin në 2014-ën duke u dorëhequr në mënyrë të papritur.

Interi dhe presidenti Steven Zhang nuk kërkojnë të prishin projektin që kanë nisur me Conten por nëse nuk plotësojnë kërkesat në merkato të 51-vjeçarit, ai mund të ndërpresë vetë në mes projektin që ka nisur me zikaltrit, pasi Conte njihet për temperamentin e tij.

Mediat në Itali tani kanë nxjerrë edhe emrin e trajnerit që mund ta pasojë Conten dhe ai është Max Allegri. Të njëjtën gjë ai kishte bërë edhe te Juventusi në vitin 2014. Nëse Allegri do të merrte drejtimin e Interit falë edhe raportit të shkëlqyer që ka me Beppe Marotta-n, atëherë ai do të bëhej trajneri i tretë në histori që ka drejtuar zikaltrit, Milanin dhe Juventusin, teksa më parë një gjë të tillë e kanë bërë Giovanni Trapattoni dhe Alberto Zaccheroni.

SHKARKO APP