Conte e bën Napolin me mbrojtje të “hekurt” dhe mban kreun e Seria A

Antonio Conte ka realizuar një transformim të jashtëzakonshëm në Napoli. Me një përmirësim prej 16 pikësh, skuadra ka kaluar nga vendi i dhjetë në vendin e parë deri në fund të fazës së parë të kampionatit. Conte ka arritur të rikthejë në nivelin e tij maksimal lojtarë që, pas fitimit të titullit kampion, dukeshin të humbur dhe të destinuar për një revolucion të madh gjatë merkatos së verës.

Puna e tij ka sjellë rezultate fantastike, të pasqyruara nga statistikat, në një fazë ku Napoli ka grumbulluar 44 pikë. Ndeshja në Firence ka konfirmuar edhe një herë këtë realitet, duke treguar forcën e skuadrës edhe pa Buongiorno, blerjen më të rëndësishme të verës.

Me vetëm 12 gola të pësuar deri tani, Napoli ka mbrojtjen më të mirë në Itali, një arritje që e ndan me Atletico Madridin në nivel evropian, dhe ka regjistruar 11 ndeshje pa pranuar asnjë gol.

Ajo që e bën këtë rekord edhe më mbresëlënës është fakti që shumica e golave të pësuar kanë ardhur në disa ndeshje të vetme: 3 gola në sfidën e parë të gushtit kundër Veronës dhe 3 të tjerë ndaj Atalantës.

Napoli “blindon” mbrojtjen nën drejtimin e Contes dhe mban kreun

SHKARKO APP