Conte: Fati në dorën tonë, kemi më shumë eksperiencë!

Interi ka lënë pas krahëve humbjen në derbi, teksa nesër në mbrëmje në “San Siro” do të vijnë gjermanët e Borussia Monchengladbach për sfidën e parë në grupet e Ligës së Kampionëve. Trajneri Antonio Conte ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp, ku ka pranuar se këtë sezon është shtuar eksperienca në ekip dhe se skuadra zikaltër i ka të gjitha mundësitë të shkojë shumë përtej grupeve.

“Është e vërtetë që kemi më shumë eksperiencë, mbi të gjitha për ecurinë e sezonit të kaluar, që shkuam deri në finalen e Europa Leagues. Më pas Vidal ka shumë eksperiencë dhe sigurisht që mund të na ndihmojë. Nga kjo pikëpamje jemi shumë më të kompletuar se një vit më parë. Sigurisht që jemi arbitrat e fatit tonë dhe shpresoj që ta bëjmë këtë në mënyrë pozitive. Dua të shkojmë sa më lart, pasi unë nuk preferoj të vendos kufij.

Në fakt kam marrë pjesë në 4 sezone dhe kam regjistruar me radhë arritjen në 1/8-at, më pas në çerekfinale, në gjysmëfinale dhe në fund të finalen e Ligës së Europës. Tani më mungon vetëm të fitoj një finale, por gjithsesi unë jam shumë i kënaqur dhe krenar për rrugëtimin tim si trajner.

Ne kemi luajtur kështu edhe sezonin e kaluar dhe këtë vit në mbrojtje ka vetëm një ndryshim, pasi është larguar Godin e ka ardhur Kolarov. Një vit më parë ishim mbrojtja më e mirë, ndërsa këtë fillim sezoni po pësojmë shumë, por edhe po luajmë mirë e po krijojmë shumë”, deklaroi Conte.

SHKARKO APP