Conte fiton “Pankinën e Artë” në Itali, lë pas vetëm me një votë Piolin

Antonio Conte është fituesi i “Pankinës së Artë” për sezonin 2020/2021. Trajneri aktual i Tottenhamit është premtuar për sezonin triumfues me Interin, që solli dhe titullin që mungonte që nga sezoni 2009/10.

Kjo është hera e 6-të që fiton këtë vlerësim, pasi për herë të fundit e kishte marrë në vitin 2018 pas fitimit të Premier League me Chelsea-n. Conte, me 20 vota, mundi Stefano Piolin vetëm me një pik më pak. Në vendin e tretë u rendit Gian Piero Gasperini me 8 vota.

“Jam i lumtur pasi bëhet fjalë për vlerësim që merret nga kolegët. Dua ta ndaj këtë çmim me stafin dhe me futbollistët që kemi ndjekur rrugëtimin në sezonin e kaluar tek Interi”, tha Conte pas fitimit të çmimit. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Immagine

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?