Conte: Fitore e rëndësishme, kam frikë nga dy ndeshjet e radhës!
Trajneri i Interit, Antonio Conte është mëse krenar për suksesin 3-0 të skuadrës së tij në derbin ndaj Milanit. Sipas tij kjo fitore duhet të shërbejë si një fillim të rrugëtimit drejt titullit, ndërkohë që evidentoi se dy sfidat e radhës do të jenë shumë delikate.
“Shpresoj që fitorja më e bukur do të jetë gjithmonë ajo e radhës. Ishte një ndeshje e shkëlqyer. Nuk duhet të harrojmë se ishte një derbi, një derbi i rangut të lartë. Më i rëndësishmi. Lojtarët kanë qenë vërtet të jashtëzakonshëm. Ne po vazhdojmë në këtë rrugë rritjeje që kemi filluar një vit e gjysmë më parë.
E përgatitëm mirë dhe ndodhën situata që prisnim. Por dua të uroj Milanin dhe Piolin për atë që po bën. Këtë ndeshje duam t’ua kushtojmë tifozëve tanë, mirëseardhja sot ishte fantastike. Një presion që ne u kthyem në presion pozitiv. Në një nivel psikologjik, kam shumë frikë nga dy ndeshjet e ardhshme kundër Genoa-s dhe Parmës, do të jenë shumë të vështira.
Rritja e Perisic dhe Eriksen më bën krenar. Janë shprehur gjykime të nxituara. Për shembull, Barella arriti dhe zuri rrënjë menjëherë, të tjerëve u duhet më shumë kohë. Erikesnit i duhej më shumë kohë, pastaj u afrua me ne. Unë nuk kam asnjë përjashtim.
Perisic vitin e kaluar nuk e kishte atë dëshirë për vetëmohim dhe dëshirën që kërkoja. Këtë vit ai e vuri veten plotësisht në dispozicion, sot ai luajti një ndeshje të mirë nga të gjitha pikëpamjet. Ne arritëm të formonim një grup homogjen”, deklaroi strategu i Interit.