Conte humbet Anguissa-n, dëmtohet gjatë grumbullimit me Kombëtaren

Nga grumbullimi i kombëtares së Kamerunit vijnë lajme jo të mira për trajnerin e Napolit, Antonio Conte. Sipas njoftimit zyrtar të Federatës së Futbollit të Kamerunit, mesfushori André Zambo Anguissa është detyruar të ndërpresë seancën e fundit stërvitore për shkak të një problemi muskulor.

Sipas burimeve nga kampi stërvitor në Rabat, situata nuk duket inkurajuese: dyshohet për një tërheqje muskulore në bicepsin femoral, ndërsa kohëzgjatja e mungesës së tij do të përcaktohet pas ekzaminimeve mjekësore.

E sigurt është se Anguissa nuk do të jetë në dispozicion për gjysmëfinalen e “play-off”-it të Botërorit që Kameruni do ta zhvillojë të enjten, në orën 20:00, në Marok, kundër Republikës Demokratike të Kongos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse Anguissa do të kthehet në Napoli për të nisur menjëherë procesin e rehabilitimit. Pas mungesës së Kevin De Bruyne, Conte rrezikon të humbasë një tjetër shtyllë të rëndësishme të mesfushës së tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?