Conte humbet një nga titullarët e padiskutueshëm para sfidës me Sampdorian
Nuk kanë fund dëmtimet në prag të rifillimi të Seria A. I fundit që i është shtuar listës së gjatë është Marcelo Brozovic. Kroati do të mungojë ndaj Sampdorias për shkak të një dëmtimi muskulor.
Futbollisti që është një nga pikat më kryesore të lojës së Contes, duhet të qëndrojë për 7-10 ditë jashtë fushave për shkak të një shqetësimi në këmbën e majtë.
Në vendin e tij pritet që të aktivizohet Broja Valero, i cili mund të luajë rolin e mesfushorit qendror në ndihmë të Barellas. Brozovic është i pazëvendësueshëm tek Interi së bashku me Handanovic, de Vrij dhe Lukaku. Së fundmi u dëmtua edhe Sensi, i cili gjithashtu do të mungojë ndaj Sampdorias. /R.Lika-Koha Jone/