Conte i “pret kokat” tre lojtarëve tek Interi, kushtojnë 50 milionë euro

Për Antonio Conte lojtarët që nuk pjesë në taktikat e tij janë të padëshiruar, edhe nëse disponojnë aftësi të mira.

Trajneri i Interit kërkon të tjerë futbollistë në merkaton e janarit pasi skuadra që drejton luan në 2 kompeticione. Sipas medieve italiane, të parët në listën e largimeve janë Lazaro, Borja Valero dhe Politano. Austriaku u nuk ka bindur aspak, Borja Valero është përdorur shumë pak nga Conte, ndërkohë që Politano vuan mospërshtatjen në skemat e trajnerit.

Të tre lojtarët kanë shumë pak kohë për të bindur trajnerin në mënyrë që të vijojnë të jenë pjesë e zikaltërve edhe pse kushtojnë rreth 50 milionë euro. Ndërkohë, që tek Interi mund të vijnë, Ivan Rakitic, Arturo Vidal apo Nemaja Matic.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?