Conte: Jam gati për t’u rikthyer, kam shumë energji …
Antonio Conte ka dhënë një intervistë të gjatë për tabloidin anglez “Telegraph” dhe ka konfirmuar dëshirën e tij për t’u rikthyer në trajning, por vetëm duke filluar nga vera e ardhshme.
“E mora këtë kohë pushim për veten time, për familjen time dhe për të qenë me prindërit e mi. Babai im më shtyn të kthehem shpejt, por është e rëndësishme të rimbushem fizikisht dhe mendërisht. Tani, problemi im i vetëm është se kam shumë energji dhe po e bezdis gruan time”.
Në muajt e fundit Conte ka refuzuar shumë oferta. E para ishte pankina e kombëtares italiane, pas dorëheqjes së Roberto Mancinit, më pas disa klube evropiane dhe arabe.
Conte zbuloi disa informacione mbi metodologjinë e tij të punës. Ndër këto, përdorimi i “Subbuteo”: “Në çdo klub që kam stërvitur kam aplikuar ‘Subbuteo’, madje ndonjëherë për t’u shpjeguar disa situata taktike lojtarëve të mi. Kam pasur gjithmonë një të tillë në shtëpinë time”.
KOHA JONË SONDAZH

