Conte lë në shtëpi katër lojtarë, mes tyre edhe blerjen më të shtrenjtë

Antonio Conte ka lënë jashtë grupit katër lojtarë, ndërsa pjesa tjetër e ekipit do të udhëtojë drejt Koresë së Jugut për fazën parapërgatitore.

Sergio Reguilon, Giovani Lo Celso, Tanguy Ndombele dhe Harry Winks do qëndrojnë të gjithë në shtëpi, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës do të fluturojë për në Kore të shtunën në mbrëmje.

Katër lojtarët në fjalë i kushtuan Tottenham-it më shumë se 110 milionë paund gjatë transferimeve, por klubi londinez po mendon që t’i shesë ata këtë verë ose të paktën kështu bëjnë me dije mediet britanike.

Reguilon është ndoshta emri surprizë mes katër lojtarëve që Conte ka zgjedhur të lërë në shtëpi. Mbrojtësi spanjoll ka impresionuar që kur u bashkua nga Real Madrid në vitin 2020, duke bërë 67 paraqitje në të gjitha garat në dy sezonet e tij me “Spurs”.

SHKARKO APP