Conte mendon largimin nga Tottenhami: Ndoshta s’jam aq i zoti sa duhet!
Humbja ndaj Burnley-it nuk është pritur aspak mirë nga trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte, i cili po mendon largimin nga drejtimi i skuadrës vetëm pak muaj pas emërimit. Sipas tij klubi duhet të bëjë vlerësimet dhe të analizojë situatën.
“Ndoshta në të vërtetë nuk jam edhe aq i zoti. Tottenhami më mori për të ndryshuar gjerat, por nuk po ia arrij. Mendoj se drejtuesit e klubit duhet të vlerësojnë edhe të ardhmen time.
Po bëjmë gjithçka që të ndryshojmë gjerat, por nuk mjafton. Jam i sinqertë, po e provoj por nuk po arrij gjë. Ndoshta nuk jam aq i zoti sa duhet. Të humbasësh 4 nga 5 ndeshjet që ke luajtur nuk është diçka e mirë dhe nuk më ka ndodhur kurrë.
Besoj se klubi duhet të bëjë vlerësime dhe të analizojë situatën. Mendoj se një vlerësim duhet të bëhet edhe për të ardhmen time”, ka thënë Conte.
KOHA JONË SONDAZH

