Conte merr një tjetër të keq, mesfushori dëmtohet sërish në stërvitje

Pauza e kampionateve ka qenë mallkuar për Interin e Contes. Pas dëmtimeve të Sanchez (3 muaj jashtë), D’Ambrosio (15 ditë pushim), trajneri humbet edhe Sensin. Mesfushori, i dëmtuar ndaj Juventusit, dukej se ishte afër kthimit në fushë në Champions League kundër Borussia Dortmund, por ai është ndalur sërish.

 

Dushi i ftohtë për tifozët zikaltër ka ardhur ditën e sotme, e njoftuar nga vetë klubi. “Sot, Stefano Sensi iu nënshtrua kontrolleve të rezonancës magnetike. Mesfushori së fundit i ishte bashkuar grupit në stërvitje,  ka pasur një problem në kofshën e tij të djathtë. Situata e tij do të shihet në ditët në vijim”.

Kohët e rikuperimit është e nde e panjohur, por është pak e mundur që të rikthehet në fushë ndaj Sassuolos, apo në Champions League ndaj Borussia Dortmund. Një problem më shumë për Conte-n, që duhet të bëjë pa lojtarin më në formë. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP