Conte: Në verë e kisha mendjen tek Interi, ja pse pranova ofertën e Tottenhamit
Antonio Conte është trajneri i ri i Tottenham dhe më në fund konfirmimi nga klubi londinez ka ardhur, teksa Spurs kanë lidhur një kontratë dyvjeçare me italianin, me opsionin edhe për një tjetër vit ekstra në rast se gjithçka shkon sipas planit.
“Klubi ka struktura të avangardës dhe një prej stadiumeve më të mirë në botë. Pres me padurim për të filluar punën dhe t’i transmetoj skuadrës dhe tifozëve pasionin, mentalitetin dhe vendosmërinë që më kanë dalluar gjithmonë, si lojtar dhe si trajner.
Verën e kaluar ky bashkim nuk u realizua pasi fundi i raportit tim me Inter sapo kishte ndodhur dhe gjykova se nuk ishte ende momenti i duhur për tu rikthyer në drejtim të një skuadre, por entuziazmi dhe vendosmëria e Presidentit Daniel Levy që donte më të besonte këtë detyrë më kishte impresionuar. Tani që kjo mundësi u rikthye kam zgjedhur ta marr plotësisht i bindur”, deklaroi Conte.