Conte nuk e bën dramë: Ndeshje e çuditshme, humbje e pamerituar!

Interi pësoi një humbje të papritur 2-1 në fushën e Sampdorias duke ndalur ecurinë pozitive. Trajneri Antonio Conte nuk e bën dramë, madje ai ka lavdëruar futbollistët e tij për rastet e krijuara, duke e cilësuar si një ndeshje të çuditshme.

“Ndeshje pak e çuditshme. Kaluam nga një penallti e gabuar te dy gola të pësuar. Mendoj se ekipi po bën mirë, luan dhe krijon raste. Ndodh që ndonjëherë të humbasësh ndeshje të tilla, që nuk i meriton. Edhe pse mendoj se në atë penallti që na u dha, mund të shënonim. Në pjesën e parë dominuam dhe u gjendëm në disavantazhin e dy golave.

Ndikoi mungesa e Lukakut? Nuk është hera e parë që luajmë pa Romelun. I dimë shumë mirë vlerat e tij, por nuk ishte në 100 për qind as kur u aktivizua. Më vjen keq, pasi meritonim diçka më shumë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka shumë gjëra për t’u analizuar dhe për t’u përmirësuar. Ekipi tregoi dëshirë, por fati nuk ishte në anën tonë. Faza e sulmit ishte e shkëlqyer, duke marrë në konsideratë rastet e krijuara. Sulmojmë me shumë futbollistë, ndërkohë që futen edhe mesfushorët”, deklaroi Conte. /Rozalb-Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?