Conte: Nuk mendoja që do të ngushtonim boshllëkun që kishim me Juven!
Antonio Conte ka folur në prag të ndeshjes ndaj Interit, që këtë herë do të ketë pak vlera për skuadrën e tij që ka siguruar titullin kampion. Strategu i njohur ka konfirmuar se sfida e parë ishte shumë e rëndësishme dhe shërbeu si një pikë kthese.
“Gjatë një sezoni ka ndeshje që të vendosin përpara më të fortit dhe të tregojnë se në çfarë niveli je. Fitimi kundër ekipit që për nëntë vjet rresht kishte fituar titullin dhe nga i cili Interi kishte një hendek do të thoshte shumë në nivelin e vetëvlerësimit, vetëdijes për mjetet e veta. Nga kjo pikëpamje ishte një fitore shumë e rëndësishme. Megjithatë ekzistonte një rrezik, që do të mbetej një garë për hir të saj: mund të bëhej bumerang, pasi mund të mendonim se ishim të fortë dhe mbase relaksoheshim. Por, ne ishim shumë të mirë dhe kapitalizuam në mënyrën e duhur fitoren, duke i dhënë asaj rëndësinë e duhur dhe vazhduam rrugën tonë”.
Unë kisha parashikuar një kampionat shumë të ekuilibruar. Dhe në fakt ishte, përveç Interit që mori rrugën dhe shkoi drejt e në vijën e finishit. Bilanci duket, ne kemi bërë diçka të papritur, madje për mënyrën se si është bërë.
Çdo ndeshje vlen për tre pikë dhe kjo është e vetmja gjë për të cilën duhet të mendojnë lojtarët dhe i gjithë ambienti. Kur luan kundër ekipeve si Juventus, Milan, Napoli, Atalanta dhe kështu me radhë, shkalla e vështirësisë është më e lartë. Por kampionati ka 38 ndeshje, të gjitha vlejnë njësoj”, tha Conte.