Conte para Gladbah-ut: Fitorja për të qëndruar në jetë, dalim nga fusha pa keqardhje!

Fitorja dhe vetëm fitorja, ky është i vetmi objektiv i Interit për ndeshjen e radhës në Champions League kundër Gladbah në Gjermani. Skuadra gjermane është thuajse e kualifikuar, teksa mungon vetëm formalizimi, diçka që Antonio Conte nuk ka ndërmend që t’ia lejojë. Në konferencën për shtyp ai është shfaqur optimistë.

“Humbja me Realin pika e kthesës? Pas ndeshjes kundër Realit kishte shumë mendim negative dhe dëgjova shumë njerëz duke folur për ndeshjen, në të cilën madrilenët atë që deshën. Harrojnë se luajtëm me 10 futbollist dhe me një gol të pësuar me penallti pas 4 minutash. Sfidojë këdo që mendon se inferioriteti numerik ndryshoi ndeshjen, unë isha i kënaqur për impenjimin e djemve.

Duhet të punojmë për të përmirësuar aspektet negative. Kundër Gladbah do të jetë një ndeshje e komplikuar, kundër një ekipi që ka bërë shumë mirë në Champions. Duhet të japim gjithçka në mënyrë që të mos pendohemi. E dimë se nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, por në të njëjtën kohë është një mundësi për ne.

Nëse nuk do të kualifikohemi me siguri që ka munguar diçka. E them këtë sepse mënyra e vetme për të qëndruar në Champions, është që të fitojmë në Gjermani.

Vështirësitë e Hakimit? Nuk më pëlqen që të flas për ndonjë lojtar në veçanti. Që në fillim e kam thënë se është një futbollist me potencial. Në Itali pritshmërit janë të mëdha, ndryshe nga kampionatet e tjera.

Çfarë ndryshoi ndaj Sassulos? Kemi luajtur ndeshje zyrtare të shumta në harkun e pak ditëve me futbollistë që nuk u stërvitën thuajse kurrë, si Hakimi dhe Kolarov. Shumë futbollistë kanë punuar me kombëtaret e tyre”, deklaroi Conte. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP