Conte piketon mbrojtësin e talentuar të Interit për në verë
Antonio Conte dëshiron një mbrojtës të ri dhe për këtë arsye tekniku italian ka piketuar talentin e Interit, Alesandro Bastoni. Strategu italian e njeh shumë mirë sepse e ka trajnuar atë për dy vite tek Interi.
Ishte pikërisht tekniku i Tottenhamit që i dha mundësinë e debutimit me zikaltrit, ndërsa edhe Bastoni i ka shprehur mirënjohjen Contes, ku përgjatë një interviste tha se i ka atij borxh karrierën.
Nëë nuk arrihet te mbrojtësi i Interit, strategu italian ka edhe një tjetër alternativë që premton një të ardhme të ndritur. Bëhet fjalë për mbrojtësin e lindur në vitin 2022 Josko Gvardiol. Ky i fundit aktivizohet në radhët e Leipzig dhe i ka bërë shumë përshtypje Antonio Contes.
KOHA JONË SONDAZH

