Conte po reflekton largimin nga Tottenhami: E vështirë të qëndrosh larg familjes

Antonio Conte reflekton për të ardhmen e tij. Koha kalon dhe trajneri i Tottenham ndjen peshën e viteve qw kalojnw në mënyrë të pashmangshme. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “The Guardian”, ai rrëfen se ka kaluar një periudhë të vështirë, ku nuk kanë munguar reflektimet për të ardhmen: “Sigurisht, ky sezon është i vështirë nga pikëpamja personale. Të humbasësh në një kohë kaq të shkurtër tre persona që i njihja shumë mirë (Gian Piero Ventrone, Sinisa Mihajlovic dhe Gianluca Vialli) nuk ishte e lehtë. Kur ndodh kjo situatë, të bën të reflektosh”.

Mendime që kanë të bëjnë edhe me të ardhmen e tij larg familjes: “Shumë herë mendojmë dhe i kushtojmë shumë rëndësi punës sonë dhe harrojmë familjen. Ne harrojmë se duhet të kemi më shumë kohë për veten tonë . Ky sezon po më bën të bëj një reflektim të rëndësishëm për të ardhmen time.

Patjetër që të kem familjen time në Itali nuk është diçka e mirë. Por kur ke një djalë apo një vajzë dhe fëmijë në shkollë, atëherë duhet t’i respektosh ata, sepse nëse çdo vit ose dy duhet t’i sjellësh fëmijët ndryshojnë shkollën, miqtë. Kjo nuk dua që të ndikojë në familjen time”, përfundoi rrëfimin strategu italian. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP