Conte “qan” Icardin, argjentinasi ecuri rekord në Champions
Ndërsa Antonio Conte “qan”, Mauro Icardi qesh dhe madje edhe mjaftueshëm, duke zgjeruar gamën e keqardhjeve te zikaltërit. Trajneri nga Lecce i referohej një prej drejtuesve ndoshta edhe për argjentinasin, për shkak se nuk i plotësoi grupin e futbollistëve.
Icardi ndërkohë i dhuroi fitoren e radhës PSG, duke i dhënë kualifikimin për në raundin tjetër. Sulmuesi argjentinas është mes protagonistëve këtë sezon, duke shënuar 8 gola në 10 (në ecurin personale) ndeshje në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, ndërkohë që ka shënuar 7 gola në 8 ndeshje me PSG këtë sezon.
Kaq ka mjaftuar që ai të futet në zemrat e tifozëve francezë, duke bërë që klubi parisien të mendojë për rinovimin në fund të sezonit. Teksa Conte “qan”, drejtuesit zikaltër shpresojnë që me paratë e Icardit t’i plotësojnë dëshirat trajnerit në merkato. /R.Lika-Koha Jone/